Pengmarrje, organizatë kriminale dhe prostitucion… Arrestohet 37-vjeçari
Durrës-Drejtësia vonon por nuk harron…Pas 14 vitesh në arrati, policia e Durrësit ka arrestuar një të dënuar për disa vepra penale në shtetin fqinj, Itali.
Altin Çëlçima, 37 vjeç, është arrestuar pasi ndaj tij ishte një urdhër arresti ndërkombëtar. Gjykata e Milanos e ka dënuar me 12 vjet e 6 muaj burg.
Durrsaku dhe me dy emra të tjerë (Xheladin Çelçima, Lulzim Tusha) ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma që në vitin 2002.
Ai është shpallur fajtor për veprat penale“Organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostuticionit”, “Pengmarrje”, “Heqje e paligjshme e lirisë së tjetrit”dhe “Emigracioni i paligjshëm”.
Pas mbylljes së procedurave ai pritet të ekstradohet drejt Italisë. /tvklan.al