Pengmarrje si në filma në Vlorë, arrestohen dy të rinj
Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Vlorës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Në pranga kanë përfunduar Damjano Rrapaj, 19 vjeç dhe Alexandër Gjatari, 32 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim 29-vjeçari K.Gj.
Tre të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në 30 maj, në lagjen “28 Nëntori”, kanë marrë peng 32-vjeçarin Y.K. Gjithçka ka nisur për shkak të një konflikti për motive banale. Pasi e kanë futur në automjetin e tyre tip “Benz” me targë AA656KC ata janë nisur me shpejtësi në drejtim të lagjes “Ujë i ftohtë”.
Policia i ka ndjekur nga pas, ndërsa tre të rinjtë kanë lënë të lirë personin e marrë peng, në vendin pranë stacionit të fugonave të Kaninës. Për t’i shpëtuar policisë ata kanë qëlluar edhe disa herë në ajër me armë zjarri. Më pas kanë braktisur mjetin në Jonufër dhe janë larguar në këmbë.
/tvklan.al