Pensionet e artistëve – (3 Korrik 1999)


Pensionet e artistëve – (3 Korrik 1999)

22:36 03/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Figurat që i kanë dhënë diçka shoqërisë shqiptare me veprën dhe punën e tyre përveç saj do të vlerësohen edhe me një pension më të veçantë nga të tjerët, që do të jetë edhe aspekti vlerësues jo vetëm nga njërëzit që ju kanë lënë diçka në kujtesë por dhe nga komisioni parlamentar i Arsimit dhe Kulturës.

Rreth një mijë është numri i atyre që pretendojnë të marrin këtë pension. Por vlerësimi është bërë nga ky komision parlamentar vetëm për ata që kanë dhënë një kontribut të veçantë në shoqërinë shqiptare.

Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale si dhe Ministri i Financave kanë marrë përsipër që ku pension i veçantë të unifikohet me të gjithë të tjerët, që e kanë përfituar atë vitë më parë. Naim Zoto zëdhënësi i Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale tregon: 

Naim Zoto:- “Duhet të jenë 100-150 personalitete të këtyre fushave që trajtohen me pension të veçantë. Por me shtesat e ndryshme që ju bënë ky pension deri në 130 mijë lekë dhe këtë pension do ta përfitojnë të gjithë në këtë masë. Në vendimin e qeverisë ka disa kritere që përcaktojnë kontributin e tyre”.

Korrigjohet pension ku nga më minimali 88 mijë lekësh shkon në 130 mijë lekë. Kjo vjen si një kujtesë e punës së tyre dhjetra vjeçare./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme