Pensionistët dhe shporta e tyre ushqimore (26 Mars 2001)


Pensionistët dhe shporta e tyre ushqimore (26 Mars 2001)

10:47 26/03/2001

Kjo nënë pensioniste u mendua gjatë për të blerë diçka sot në treg dzhe ka plotësisht të drejtë pasi ajo ka një pension kooperative prej 1500 lekësh të reja. Kjo sasi parash i shërben këtij brezi për të jetuar 20 ditë në muaj duke u ushqyer vetëm me bukë. Pensionet normale sot janë në kuotat e 5 mijë lekëve në muaj. Pensionistët që hyjnë në këtë kategori janë disi më të priviligjuar sesa të parët pasi në tryezën e tyre përveç bukës mund të shtojnë edhe qumështin.

Natyrisht këtu nuk mund të përfshihen as cigarja dhe as kafja e mëngjesit. Që nga viti 1992, pensionet janë rritur shpesh në numër. Por, edhe mallrat e shportës ku hyjnë dhe disa ushqimet që konsumojmë çdo ditë janë rritur 27 herë. Kjo do të thotë se pensionet tek ne janë 15 shkallë prapa nivelit të çmimeve që ofron tregu. Prandaj pensionistët thonë se pa ndihmën e fëmijëve që jetojnë jashtë, me këtë pension nuk do të marrin asgjë./tvklan.al






Të ngjashme