Pensionistët, rriten pensionet – (22 Qershor 1999)


Pensionistët, rriten pensionet – (22 Qershor 1999)

19:35 22/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

40 mijë pensionist do të përfitojnë ngritjen e pagave që ata marrin aktualisht. Kjo nuk është e gjithë shtresa e pensionistëve shqiptar. Këtë përfitim do ta kenë vetëm ato pensione të lidhura që përpara vitit 1993. Kur pagat janë të pabarabarta edhe pensionet do të jenë të tilla. Nuk do të ketë barazi në pensione por vëtëm përafrime të tyre.

Kështu deklaron Ilir Beqja nëndrejtor i përgjithshëm në Institutin e Sigurimeve. Por të gjitha këto diskutime mbi paratë shtesë të pensioneve do të merren vetëm atëhere kur vendimi i qeverisë do të publikohet në Fletoren Zyrtare. Kjo shtesë do të jetë gjithnjë mbi pensionin bazë duke mos llogaritur kompensimet e ndryshme. Ilir Beqja nëndrejtori i përgjithshëm në Institutin e Sigurimeve sqaron:

Ilir Beqja, Nëndrejtor i ISSH:- “Ata që kanë pensione të ulta do të përfitojnë më pakë, ata që kanë pensione të ulta do të përfitojnë më shumë. Megjithatë një përson që e ka sot pensionin 4500 lekë do ti rritet 60 lekë të reja. Ndërsa një që e ka 5240 do ti rritet mbi 2200 lekë të reja”.

Këto ndryshime të fundit do të bëjnë të lumtur vetëm një shtresë të pensionistëve, ndërsa pjesa tjetër mbase do të presë vite me urdhra të tjerë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti  






Të ngjashme