Pepe Reina, ‘regjisori’ që po lë jashtë Strakoshën te Lazio
Thomas Strakosha prej disa javësh është jashtë fushës së blertë. Në portën e Lazios është Pepe Reina, i cili duket se është shkak për largimin e Strakoshës.
Media italiane Cittaceleste.it shkruan se shqiptari është jashtë formacionit për shkak të Reinas.
Ja çfarë shkruan media italiane:
Ai është regjisori, është Pepe Reina. E pabesueshme se si komandon lëvizjet e skuadrës nga porta. Të gjithë e ndjekin atë, ai gjithmonë e më shumë komandon lojën e ekipit. Në fund, cakton ai se ku duhet të shkojë topi.
Ka një statistikë të çmendur: vetëm Milinkoviçi realizoi më shumë pasime se Pepe në takimin e fundit. Portieri spanjoll dërgoi saktë 18 topa të gjatë, 8 më shumë se çdo lojtar tjetër i Lazios. E kuptoni se përse të gjithë e përqafuan atë te Lazio në fund të sfidës?
Kjo situatë e bën rikthimin e Strakoshës në portë akoma më të ndërlikuar: përtej shërimit së gjurit dhe operacionit, problem shtohet për Strakoshën. Ka një diskutim që Strakosha mund të kthehet shpejt./tvklan.al