Peqin, kanali ujitës rrezik për banorët – (6 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kanali i madh vaditës, që kalon përmes Peqinit është kthyer në një shqetësim të madh për banorët vendas. Në verë gjigandi ujitës, që vadit fushat e Peqinit dhe të Kavajës mbushet me ujin e lumit Shkumbin, por për shkak të amortizimit të faqeve anësore të kanalit, si edhe hedhjen e mbeturinave të shumta, uji shpërthen nëpër rrugët dhe shtëpitë e banorëve të qytetit.
Në dimër ky kanal bëhet më shumë problematik, duke rrezikuar seriozisht jetën e njerëzve përreth. Banorët e Peqinit, kanë kërkuar vendosjen pranë shtëpive të kazanëve për hedhjen e mbeturinave, në mënyrë që ato të mos hidhen në kanal. Duket që ky kanal ka marrë edhe jetë fëmijësh dhe do të vazhdojë të mbetet problematik për këtë rreth./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora