“Për 5 vite do të paguajmë me monedha virtuale”


“Për 5 vite do të paguajmë me monedha virtuale”

10:06 10/03/2018

Kriptovalutat po fitonjë gjithnjë e më shumë terren ndaj monedhave tradicionale. Por, sipas parashikimit të Tim Draper, një prej gjenive të investimit në fushën hi-tech, brenda 5 viteve të gjitha pagesat elektronike do të bëhen me kriptovaluta.

Në një intervistë në rrjetin mediatik CNBC, Draper ka zbuluar se nuk ka qenë “asnjëherë kaq entuziast për një investim sesa tani” dhe kujtoi bastin që vuri në vitet 2000 kur askush nuk besonte tek fuqia e internetit, duke u bërë një nga të parët investitorë në këtë fushë.

Tani ai thotë se vë bast sërish që kriptovalutat për 5 vite do të zëvendësojnë paratë tradicionale.

“Në harkun e 5 viteve kur të futemi në një kafene si p.sh Starbucks dhe të kërkojmë të paguajmë me paratë tradicionale, baristi do na qeshë në fytyrë duke na thënë: Çfarë është kjo? Po numëron vërtetë monedhat?”

Draper, njeriu i cili ka investuar te “Tesla” dhe “Skype”, ka blerë thuajse 30 mijë Bitcoin në vitin 2014. Ky investim i ka sjellë atij një marzh fitimi mbi 1000 % duke qenë se kriptovalutat që ka në zotërim vlejnë sot 322 milionë Dollarë.

Klan Plus






Të ngjashme