Për degët e mësuesisë do të duhet mesatare mbi 7
Mësuesia nuk do të jetë më mundësia e fundit për të gjithë ata që nuk arrijnë të kapin asnjë degë tjetër në universitet dhe qe kane një mesatare të ulët.
Ministria e Arsimit po shqyrton variantin e rritjes së mesatares së pranimit nga 6, në 7 për të gjithë ata që duan të behën mësues.
Gjatë diskutimit me dekanë dhe profesorë, Lindita Nikolla vuri në dukje nivelin e ulët të studenteve aktualë.
Ashtu siç edhe është premtuar më herët nga qeveria, Nikolla riktheksoi se deri në fund të mandatit rrogat e mësueseve do të rriten me 40%. Një rritje prej 5% të pagës mësuesit do ta marrin që në muajin korrik të këtij viti.
Tv Klan