Për Heidi Klum mosha është thjesht një numër
Heidi Klum na ka treguar se për të mosha është thjeshtë një numër. Modelja 45-vjeçare ka pozuar e zhveshur në pjesën e sipërme për revistën Ocean Drive, duke thënë se ndihet shumë mirë me trupin edhe pse vitet kalojnë.
Bukuroshja gjermane, në 25 vjetorin e linjës së saj të veshjeve të brendshme, është shprehur se gjithmonë është ndjerë e lirë në trupin e saj dhe se nuk ka frikë ta ekspozojë atë. Ajo ka treguar se sekreti i të qenit në formë është nga mënyra e të ushqyerit. Klan Plus