Për herë të parë pas 10 vitesh, Universiteti Bujqësor Kamëz organizon festë diplomimi (13 Prill 2001)


Për herë të parë pas 10 vitesh, Universiteti Bujqësor Kamëz organizon festë diplomimi (13 Prill 2001)

13:56 13/04/2001

Këta të rinj të Universitetit Bujqësor në Tiranë tashmë kanë hyrë në elitën e specialistëve shqiptarë. Ata sot janë diplomuar në një ceremoni e cila u organizua për herë të parë në këto 10 vitet e fundit. Madje kjo ditë është cilësuar nga rektorati dhe si dita akademike e Universitetit Bujqësor të Kamzës duke patur parasysh dhe nevojën e universiteteve perëndimore. Rreth 200 studentë morën në dorë diplomat sipas specialiteteve të ndryshme si agronomi, inxhinieri pyjesh, veteranari e të tjerë. Kjo ditë ndoshta do të mbetet e paharruar për këta të sapodiplomuar duke patur parasysh dhe mënyrën se si u organizua kjo ceremoni./tvklan.al






Të ngjashme