Për këtë ‘dashuri’ do të flitet gjatë…
Një film i ri, me shumë pretendime, do të shfaqet premierë së shpejti në kinema. Filmi titullohet “Dashuri Pafund” dhe aty luajnë dy prej aktorëve më të njohur turq, Fahriye Evcen dhe Murat Yildirim.
“Dashuri Pafund” u xhirua gjatë muajve të verës së kaluar në Stamboll dhe ishullin Xhunda. Ai cilësohet nga media turke si një prej filmave më të shumëpritur të vitit. Filmi flet për historinë e jashtëzakonshme të dashurisë mes dy personave të ndryshëm nga njëri tjetri si dita me natën. Në këtë film, Fahriye Evcen do të luajë rolin e Zeynep-it, e cila i jep ngjyrë jetës së saj me gjera të vogla; ndërsa Murat Yildirim luan rolin e kirurgut Xhan, i cili është shumë i lidhur me punën dhe është bërë profesor në moshë të re. Në pamje të parë ata duket se nuk kanë asnjë pikë të përbashkët, por me përfshirjen në jetën e njëri-tjetrit, një dashuri e pafund lind mes tyre. Filmi do të shfaqet për herë të parë në kinema më 24 Mars, ndërsa brenda vitit që vjen pritet të shfaqet në televizione./tvklan.al