Për një muaj, 40 mijë persona janë pushuar nga puna në Shqipëri
Këtë mbrëmje i ftuar në studionin e “Opinion”, ministri i caktuar për menaxhimin e situatës së Covid-19, Arben Ahmetaj, ka shpjeguar me tej paketën e dytë ekonomike të prezantuar më herët ditën e sotme nga kreu i qeverisë, Edi Rama.
Duke sqaruar pikat e paketës ekonomike, Ahmetaj tha se përllogariten që 40 mijë punonjës të jenë shkarkuar nga puna nga muaji Mars, deri në 10 Prill.
Pikërisht kjo kategori është e përfshirë në bonusin prej 400 mijë lekësh të vjetra që qeveria ka vënë në dispozicion.
Blendi Fevziu: Pra i bie që 40 mijë persona janë hequr nga puna?
Arben Ahmetaj: Po, në total tek bonusi prej 400 mijë lekësh përfshihen 66 mijë persona, dhe 40 mijë janë të hequr nga puna… /tvklan.al