“Për një qytet më të pastër”, nisma më e re nga Kryqi i Kuq (21 Tetor 2000)


“Për një qytet më të pastër”, nisma më e re nga Kryqi i Kuq (21 Tetor 2000)

12:15 21/10/2000

Pastrimi i Tiranës është kthyer në problem. Për këtë arsye Kryqi i Kuq Shqiptar ditën e sotme ja ka kushtuar pastrimit të rrugëve të Tiranës. 30 mijë dollarë janë vënë në dispozicion të projektit nga qeveria spanjolle nëpërmjet Kryqit të Kuq Spanjoll për të sensibilizuar paksa opinionin publik.

Kanë qenë nxënësit e shkollës së mesme të përgjithshme “Qemal Stafa” të cilët kanë filluar pastrimin që me Rrugën e Durrësit, më pas në qendër dhe pika të tjera të Tiranës. Nën logon “Për një qytet më të pastër” janë përfshirë dhe qytetet e tjera si Durrësi, Shkodra, Laçi dhe Berati. Pjesëmarrja në aksion mendonte të përfshinte rreth 800 vetë, ndërkohë që ata që u angazhuan sot ishin të paktë./tvklan.al






Të ngjashme