Për pak muaj bota do të drejtohet nga femrat
Në këto kohë të trazuara, femrat kanë diçka për t’u ndjerë mirë.
Përballjet e deritanishme për postet udhëheqëse, si në zgjedhjet për Kryeministër në Britania, ashtu edhe në Presidencialet në SHBA, tregojnë se politika botërore shumë shpejt do të jetë në duart e femrave.
E përditshmja
“The Independent”,
mer si shembull faktin se Theresa May dhe Andrea Leadsom janë aktualisht kandidatet për kryeministër në Britani, ndërsa Angela Eagle pritet që të shpallë kandidaturën për kryetare e partisë Laburiste.
Ndërkohë, në Skoci, Nicola Sturgeon është aktualisht kryeministre, pasi u rizgjodh në krye të qeverisë në Maj.
Në SHBA, Hillary Clinton do të përballet me Donald Trump për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në Nëntor. Ndërsa në Gjermani, Angela Merkel u rizgjodh në postin e kancelares, në Shtator të 2013 – ës, mandat që zgjat deri në 2017 – ën.
Në Europë, vende si Danimarka dhe Norvegjia kanë kryeministre femra, ndërsa në Maltë, Lituani dhe Kroaci, presidentet janë femra. /tvklan.al