Për pushime në Ksamil, i riu godet policët


Për pushime në Ksamil, i riu godet policët

10:18 03/08/2016

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës. Fredinand Gavoci, nga Shkodra ishte me pushime në, por mbrëmjen e djeshme u përfshi në një sherr.

Policia “u fut” për të shuar konfliktin, por i riu nuk ndaloi duke goditur edhe efektivat e policisë. Kështu pas përforcimeve, 19-vjeçari përfundoi në pranga.

Ngjarja ka ndodhur në Ksamil, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i tre ishujve”. Mbi Fredinand Gavociin rëndon akuza e kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik./

tvklan.al






Të ngjashme