Përballen ekipet e kreut


Përballen ekipet e kreut

20:11 08/02/2018

Flamurtari mund të jetë një pengesë për Skënderbeun. Skuadra e Shpëtim Duros mori pikë në Kukës dhe mund të dalë me rezultat pozitiv edhe nga ndeshja e së premtes në Korçë. Trajneri i ekipit vlonjat nuk vendos objektiv, por një fitore do të bënte më të bukur garën.

“Nuk është decizive për kampionatin, pasi nuk jemi në presion për titullin, por po të fitojmë kampionati do të bëhej më i bukur”.

Kapiteni i Skënderbeut, Orges Shehi mendon se ekipi i është rikthyer rezultateve pozitive dhe do të ketë vijueshmëri.

“Realisht një skuadër e fortë, por ne luajmë në fushën tonë dhe duam të marrim 3 pikëshin për të vazhduar rrugën tonë të qetë”.

Në ndeshjen e fazës së parë në Korçë, Flamurtari u largua i mundur 2 – 0. Nga kjo përballje kësaj here mund të përfitojë Kukësi që pret Kamzën të shtunën në “Zeqir Ymeri”, por Peter Pacult nuk e ka mendjen te kundërshtarët.

“Nuk dua të mendoj për ndeshjen Skënderbeu – Flamurtari. Pres një kundërshtar që do të na bëjë të vështirë pasi jam kompakt, por ne duam të marrim 3 pikët”.

Java e 19 hap fazën e tretë të Superligës.

Tv Klan






Të ngjashme