Përballja/ Fjalët prekëse të Granitit për të vëllain, Taulant Xhakën
Taulant dhe Granit Xhaka janë vëllezër dhe shokë shumë të mirë me njëri – tjetrin. Por, sot për herë të parë ata do të jenë kundërshtarë në fushën e lojës, në ndeshjen që do të luhet në Lens të Francës, në orën 15:00, mes Shqipërisë dhe Zvicrës.
Pikërisht këtë përballje, që ka tërhequr jo pak vëmendjen e mediave ndërkombëtare, e ka komentuar Graniti, i cili sot në fushë do të mbajë të veshur fanellën e Zvicrës, ndërsa Taulanti atë të Kombëtares Shqiptare.
Në një postim në Facebook, mesfushori shkruan:
“Vëllai im, kemi qëndruar gjithnjë krah njëri – tjetrit, pavarësisht gjithçkaje. Nesër do të jetë hera e parë që përballemi në fushë si kundërshtarë dhe shpresoj të jetë e para dhe e fundit. Do t’i tregojmë botës se ndonëse jemi kundërshtarë për 90 minuta, do të qëndrojmë krah njëri – tjetrit siç vetëm vëllezërit dinë të bëjnë. Një ndeshje nuk mund të futet kurrë mes nesh si shokë dhe si vëllezër. Të uroj shëndet dhe fat në fushë. Je dhe do të mbetesh gjithmonë shembulli im më i mirë”,
shkruan 23 – vjeçari në postimin e tij. /tvklan.al