Përballje delikate në fazën e katërt


Përballje delikate në fazën e katërt

20:55 03/04/2018

Klubet e Superligës do të nisin etapën e fundit të kampionatit. Që në javën e parë të saj, faza e katërt sjell disa ndeshje delikate të cilat mund të rezultojnë përcaktuese për finishin e sezonit.

Flamurtari do të presë në Vlorë, Skënderbeun. Do të përpiqet të marrë 3 pikët, por jo për të frenuar rendjen e korçarëve se sa më shumë, për të marrë çka i duhet të arrijë në zonën europiane. Më pas korçarët që janë ende të tronditur edhe nga ndëshkimi i UEFA-s do ta kenë të vështirë me Kamzën, Partizanin dhe Kukësin. Kampionët janë të rrezikuar edhe nga Kamza që nuk sheh një fitore prej 6 javësh.

Përplasje direkte për vendin e 3 do të jetë ajo mes Laçit dhe Partizanit. Në javët pasuese partizani do të ketë ndeshje të vështira më Kukësin dhe Skënderbeun e më pas pak frymëmarrje me të fundi të renditjes.

Vllaznia – Lushnja dhe Luftëtari – Teuta do të jenë ndeshje përcaktuese për fundin e renditjes. Lushnja do të respektojë kalendarin deri në fund, por në ethe do të jenë Kamza, Vllaznia dhe Teuta.

Tv Klan






Të ngjashme