Përballjet e gjysmëfinaleve të Euro 2016
“Euro 2016” njohu katër ekipet më të mirë që synojnë të triumfojnë në turneun që po mbahet në Francë prej 10 Qershorit.
Mes katër gjysmëfinalistëve të Europianit, Gjermania dhe Franca e kanë fituar më parë trofeun. Portuglia edhe pse mbërriti në vitin 2004 në finalen e luajtur në shtëpi, u dorëzua përballë Greqisë.
Befasia më e madhe është Uellsi, që debuton në këtë aktivitet. Skuadra ku emrat më të njohur janë Gareth Bale dhe Aaron Ramsey nuk njeh pengesë. Britanikët kanë një rendimet të mirë, pasi në 59 raste kanë shënuar 10 gola.
Uellsi do të luajë me Portugalinë të mërkurën në Lion. Të enjten në Marsejë do të jetë radha e Gjermanisë, ekipi me mbrojtjen më të mirë, vetëm 1 gol i pësuar, dhe përqindjen më të lartë të mbajtjes së topit, 63%.
Në krahun tjetër janë shënuesit më të mirë të turneut. Griezmann, Payet dhe Giroud kanë shënuar 10 gola sëbashku. Këto të dhëna tregojnë se gjysmëfinalet do të jetë të jashtëzakonshme.
TV Klan