Perçahet e Djathta (2 Dhjetor 1998)


Perçahet e Djathta (2 Dhjetor 1998)

08:56 02/12/1998

Aleatët e Berishës kanë nisur të ndryshojnë qëndrimet e tyre për hyrjen në Parlament. Sot dy partitë e grupimit Bashkimi për Demokraci, Bashkimi Liberal dhe Bashkimi Demokrat kanë dalë me idenë se në momentin aktual vendi i Opozitës është Parlamenti. “Ende nuk e kemi diskutuar këtë çeshtje me partitë e tjera po ne mendojmë se duhet t’i shfaqim altrnativat tona nëpërmjet debatit dhe ballafaqimit”- ka deklaruar kreu liberal Laço.

Ndër të tjera ai vuri në dukje para shtypit se rikthimi ne Parlament i shërben shumë opozitës e cila në këtë mënyrë do të çojë zërin e saj në zonat ku nuk shkon asnjë informacion tjetër përveç atij të Televizionit Shtetëror. Laço dhe Ndreu ishin të mendimit se një strategji e re e Opozitës pas fitores së referendumit do t’a çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja nëpërmjet një qeverie tanzitore./tvklan.al






Të ngjashme