Përcakohet vlera minimale e Vllaznisë


Përcakohet vlera minimale e Vllaznisë

19:00 11/06/2018

Vllaznia nuk mund të shitet më pak se 50 milionë e 700 mijë lekë. Kjo është vlera minimale e përcaktuar nga kompania audituese e pajtuar nga Bashkia e Shkodrës.

Tani është radha e Këshillit Bashkiak që të shqyrtojë këtë vlerë që është si pikë nisje në ankandin që do të privatizonte klubin shkodran.

Vllaznia zotërohet 100% nga Bashkia. Sezonin e ardhshëm skuadra shkodrane do të luajë në Kategorinë e Parë, pasi e mbylli në vendin e nëntë në Superligë.

Tv Klan






Të ngjashme