Përcaktohet seanca e radhës për Hashim Thaçin


Përcaktohet seanca e radhës për Hashim Thaçin

21:34 11/11/2020

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë caktuar 18 Nëntorin si ditën ku do të mbahet seanca e radhës për ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Seanca pritet të nisë në orën 11:00, thuhet në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara.

Ish-Presidenti Thaçi doli në gjyq më 9 Nëntor dhe u vetëdeklarua i pafajshëm ndaj akuzave të Gjykatës Speciale.

Thaçi akuzohet për krime kundër njerëzimit, vrasje të paligjshme dhe torturime gjatë luftë së fundit në Kosovë.

Para gjykatës janë paraqitur Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Të tre janë vetëdeklaruar të pafajshëm. /tvklan.al






Të ngjashme