Përcillet për në banesën e fundit 14 – vjeçarja Armela Segashi
Armela Segashi, 14 - vjeçarja e cila mbeti e vrarë të premten në sulmin me armë në Mynih, u përcoll për në banesën e fundit sot në Podujevë.
Në ceremoninë mortore morën pjesë qindra qytetarë, si edhe zyrtarë të lartë të shtetit. Mes të pranishmëve ishte edhe babai i Dijamant Zabërgjës, një tjetër shqiptar i vrarë në Mynih. Përveç Naim Zabërgjës, edhe shumë familjarë të tjerë të Dijamantit morën pjesë në ketë ceremoni, përkrah familjes Segashi. Armela Segashi së bashku me Djamant Zabargjën dhe Sabina Sulajn u vranë të premten në Mynih, në sulmin me armë të kryer nga 18 - vjeçari gjermano - iranian, Ali Sonboli, i cili vrau 9 persona dhe më pas u vetëvra. Tv Klan