Përcillet për në banesën e fundit Kolonel Arben Zylyftari (3 Gusht 2000)
Lot, nderime dhe homazhe për kolonelin e Policisë Shqiptare Arben Zylyftari, rënë në krye të detyrës në luftë kundër kriminelëve dje në Shkodër. Në shtëpinë qëndrore të ushtrisë, sot familjarët e Zylyftarit, kolegë dhe përfaqësuesit më të lartë të shtetit, kanë filluar ceremonitë funebër për Zylyftarin.
Për të nderuar drejtorin e policisë së Prefekturës Shkodër, sot pranë arkivolit të tij kanë bërë homazhe dhe Presidenti i Republikës Rexhep Mejdani, Kryeministri Ilir Meta sëbashku me ministra të kabinetit të tij. Sot Këshilli i Ministrave ka shpallur Kolonel Zylyftarin dëshmor të atdheut./tvklan.al