Përcillet për në banesën e fundit Major Ylvi Bengasi (2 Nëntor 2000)
Është zhvilluar me nderime ceremonia mortore e shefit të forcave të armatosura të BRISK, Ylbi Bengasi vrarë në Tropojë. Trupi i pajetë i 49-vjeçarit është vendosur në shtëpinë e ushtrisë ku kolegë, të afërm, miq dhe politikanë kanë bërë homazhe në kujtim të Major Bengasit, rënë në krye të detyrës.
Për të nderuar Major Bengasin në shtëpinë qëndrore të ushtrisë janë mbedhur titullarë të rendit. Presidenti Rexhep Mejdani, Kryeministri Ilir Meta dhe ministri i Rendit Spartak Poçi kanë ngushëlluar familjen e Majorit. Presidenti Mejdani i ka akorduar Ylvi Bengasit Medaljen e Artë të Shqiponjës. Ndërsa Bashkia e Tiranës e ka shpallur dëshmor oficerin e vrarë nga elementët kriminalë./tvklan.al