Përdhunoi të miturën, 32-vjeçari e mohon: Erdhi në makinë me dëshirë
Gjykata e Durrësit ka lënë në “burg pa afat” Alfred Tereziun, 32 – vjeçarin i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13 – vjeçare.
Në masën e sigurimit personal, të zhvilluar me dyer të mbyllura, 32 – vjeçari nëpërmjet avokates ka mohuar akuzën e ngritur ndaj tij, duke deklaruar se të miturën e ka marrë në makinë me dëshirën e saj.
Kjo e fundit, sipas Tereziut, i kishte kërkuar ta shoqëronte diku, pasi po binte shi.
Alfred Tereziu, nga Tirana, u arrestua 3 ditë më parë nga policia e Durrësit, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur, të cilët famijarët e kishin deklaruar të humbur që prej katër ditësh.
/abcnews.al