Përdhunoi të miturën, arrestohet 41-vjeçari
Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka detyruar një 15-vjeçare që të jetojë më të, duke kryer dhe marrëdhënie seksuale.
Martin Haxhija nga Durrësi, ishte shpallur në kërkim më 5 prill nga policia e Lezhës, në veprën penale të marrëdhënieve seksuale me të mitur dhe shtrëngim për të bashkëjetuar.
Duke ushtruar dhunë psikologjike, ai ka detyruar 15-vjeçaren G. GJ, të bashkëjetojë me të në banesën e tij në Durrës, për rreth një javë, ku dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të. /
tvklan.al