Përdhunuesi e pëson keq nga gruaja shtatzënë


Përdhunuesi e pëson keq nga gruaja shtatzënë

21:48 11/01/2018

Një burrë që akuzohet për përdhunim ka mbetur me plagë serioze në organet e tij gjenitale, pasi viktima e tij shtatëzënë e ka kafshuar atë ndërsa po sulmohej seksualisht para fëmijës së saj, njoftuan policët në Afrikën e Jugut, ndërsa kanë nisur kërkimet për të.

Hetuesit u kërkuan spitaleve në vend që të kontaktonin policinë nëse ata kishin trajtuar ndonjë person me plagë në organet gjenitale. Gruaja u përdhunua nën kërcënimin e një thike, më 8 janar, pasi ajo pranoi që dy burra ta shoqëronin me makinë në një klinikë në provincën lindore të Mpumalanga së bashku me fëmijën e saj pesëvjeçar. Burrat pastaj kërcënuan gruan me atë, duke e kërcënuar atë që të mos bërtiste, thoshte policia në një deklaratë. Ajo më pas u dërgua në një plantacion ku edhe u përdhunua.

Pas plagosjes së penisit të përdhunuesit të saj, të dy burrat ikën, duke lënë vetëm nënën dhe fëmijën në shkurre, tha një dëshmitar për

The Independent.

Sulmet seksuale mbeten një problem i madh në Afrikën e Jugut, me 39.828 raporte për përdhunim të regjistruara në 2016-17, sipas organizatës së kontrollit

Africa Check

./tvklan.al 






Të ngjashme