“Përdor metoda fashiste të viteve ‘30”


“Përdor metoda fashiste të viteve ‘30”

22:40 16/09/2018

“Salvini përdor metoda të fashistëve të viteteve ‘30”.

Kështu shprehet ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, duke iu referuar një videoje me përplasje të ashpër me zëvendëskryeministrin italian lidhur me temën e emigrantëve.

Sipas Asselborn, ajo që shfaqet në pamjet filmike ishe “një provokim i llogaritur”

. “Videoja është xhiruar pa dijeninë time”,

vijon me tej ai. Nëse do të filmohen takimet e ministrave të BE-së, atëherë nuk do të ketë kurrë një debat të sinqertë”, nënvizon ministri i Luksemburgut.

“Bashkëpunëtorët e zëvendëskryeministrit italian –

shpjegon ministri –

janë vendosur në teatro në pozita strategjike dhe sistematikisht filmojnë gjithçka që thotë Salvini”.

Asselborn gjithashtu shton se ai nuk tërheq asgjë nga ajo që u tha në lidhje me nevojën për emigracionin.

Në një takim të ministrave të BE-së, Salvini dhe Asselborn u përplasën ashpër me deklarata fyese ndaj njëri-tjetrit. Debati mes tyre filloi për shkak të emigrantëve, të cilët Italia kërkon që të mos arrijnë në brigjet e saj.

Tv Klan






Të ngjashme