15:59 18/03/2014Fermat që përdorin hormone apo nivel të lartë presticidesh për prodhimin e produkteve bujqësore do të mbyllen. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur kontrollin në të gjithë vendin për të ndaluar abuzimet që mund të bëjnë fermerët me cilësinë e produkteve.Specialistët e AKU kanë mbledhur kampionet për t’i analizuar në laboratorët përkatëse.Për të rritur sigurinë ushqimore në të gjithë vendin, do të ngrihen laburatorët e kontrollit të cilësisë së produkteve në çdo drejtori rajonale.Pas kontrolleve,Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të pajisi me çertifikatë cilesie ato ferma që plotësojnë kushtet e sigurisë ushqimore.