Përdornin 14-vjeçaren si prostitutë, arrestohen dy tutorët


Përdornin 14-vjeçaren si prostitutë, arrestohen dy tutorët

10:08 17/06/2016

Dy persona kanë rënë në pranga të policisë së Durrësit, me akuzën e prostitucionit. Astrit Nika 45 vjeç dhe 17-vjeçari A. L, të dy nga Fushë-Krujë, ishin tutorët e një vajzë 14-vjeçe, që e përdornin si prostitutë. E mitura me inicialet S.M përdorej nga 45-vjeçari Nika si prostitutë dhe kjo kryhej në banesën e këtij të fundit në Fushë-Krujë.

Policia thotë se Nika ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën dhe e ka shfrytëzuar atë që të kryente marrëdhënie me persona të tjerë kundrejt pagesës.

Gjatë kontrollit në banesën e Nikës u gjet edhe shtetasi 17-vjeçari A.L. 45-vjeçari është person me precedentë penale të mëparshëm.

/tvklan.al






Të ngjashme