Përdorte kontraceptivë, vdes 20-vjeçarja


Përdorte kontraceptivë, vdes 20-vjeçarja

13:20 10/07/2017

Një vajzë 20-vjeçare vdiq nga mpiksja e gjakut pasi filloi të përdorte pilula kontraceptivi. Gjatë vite më parë, Abbey Parkes nisi të merrte kontraceptivë me këshillën e mjekut , por kishte pësuar komplikacione.

Disa javë para se të ndërronte jetë, 20-vjeçarja ishte ankuar për bllokim dhe vështirësi në frymëmarrje. Abbey vdiq më 26 gusht të vitit të kaluar. Pas ekzaminimeve, u zbulua se Abbey Parkes vuante nga “Faktori 5”.

Mamaja e viktimës tha se vajza kishte dhimbje në anën e djathtë të trupit, dhimbje koke dhe përzierje.

“Më 11 gusht shkuam në spital dhe vajza bëri EKG dhe X-Ray. Aty zbuluam se kishte infeksion. Në atë fazë menduam se nuk ishte për t’u shqetësuar. Sigurisht simptomat e saj nuk dukeshin me rrezik për jetën. Më 18 gusht shkoi përsëri për vizitë pas vështirësisë në frymëmarrje dhe mjeku i dha pompë astme dhe disa steroide. Prej atëherë nuk shkoi më në punë pasi ishte shumë sëmurë. Nuk do ta harroj kurrë ditën kur ajo vdiq, do të jetë gjithmonë me mua”

, thotë mamaja e saj Armanda Parkes.

20-vjeçarja jetonte me të dashurin dhe mëngjesin e 26 gushtit e telefonoi për ta njoftuar që ndihej keq dhe kishte vështirësi në frymëmarrje. Ata shkuan në spital por fatkeqësisht vajza nuk mundi të mbijetonte. Mjekët zbuluan se shkak i vdekjes ishte mungesa e oksigjenit në mushkëri si pasojë e embolizmit pulmonar, duke bërë që Abeyy të pësonte arrest kardiak. Ngjarja ka ndodhur në Britani të Madhe.

/tvklan.al

[caption id="attachment_295597" align="aligncenter" width="480"] [/caption]






Të ngjashme