Përdoruesit e Android duhet të fshijnë 38 aplikacione të rrezikshme
Ekspertët e teknologjisë kanë paralajmëruar përdoruesit e telefonave Android se duhet të fshijnë nga aparatet e tyre disa aplikacione që konsiderohen të rrezikshme.
Ekspertët, pjesë e një grupi studiuesish nga “WhiteOps”, kanë listuar 38 aplikacione të tilla, për të cilat thonë se duhet që përdoruesit t’i fshijnë nga celulari.
Të gjitha këto aplikacione kanë të bëjnë me filtrat dhe modikimet që u bëjnë fotografive.
Studiuesit thonë se këto aplikacione përmbajnë reklama jashtë konktekstit dhe në momentin që instalohen në celular, ndryshon ikona e tyre. Kjo e bën të vështirë për përdoruesit që të gjejnë këtë aplikacion për ta çinstaluar.
Ekspertët thonë se këto janë aplikacione mashtruese. Për këtë arsye, ato janë hequr edhe nga Play Store. Por kushdo që i ka të instaluara në celular, rekomandohet që t’i çinstalojë.
Më poshtë lista e 38 aplikacioneve:
Yoroko Camera
Solu Camera
Lite Beauty Camera
Beauty Collage Lite
Beauty & Filters Camera
Photo Collage & Beauty Camera
Beauty Camera Selfie Filter
Gaty Beauty Camera
Pand Selife Beauty Camera
Catoon Photo Editor & Selfie Beauty Camera
Benbu Selife Beauty Camera
Pinut Selife Beauty Camera & Photo Editor
Mood Photo Editor & Selife Beauty Camera
Rose Photo Editor & Selfie Beauty Camera
Selife Beauty Camera & Photo Editor
Fog Selife Beauty Camera
First Selife Beauty Camera & Photo Editor
Vanu Selife Beauty Camera
Sun Pro Beauty Camera
Funny Sweet Beauty Camera
Little Bee Beauty Camera
Beauty Camera & Photo Editor Pro
Grass Beauty Camera
Ele Beauty Camera
Flower Beauty Camera
Best Selfie Beauty Camera
Orange Camera
Sunny Beauty Camera
Landy Selfie Beauty Camera
Nut Selfie Camera
Rose Photo Editor & Selfie Beauty Camera
Art Beauty Camera-2019
Elegant Beauty Cam-2019
Selfie Beauty Camera & Funny Filters
/tvklan.al