Përdoruesit e biçikletave vështirësi në Tiranës – (17 janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Në dekadën e fundit po duken gjithnjë e më pak biçikleta në rrugët tona, së pari sepse është shumë më e thjeshtë të pësosh aksident në lëmshin e trafikut, së dyti se është shumë më e thjeshtë të ta vjedhin dhe se bie në sy si jo i kamur me mjetin me dy rrota.
E megjithatë, në qytetet tona përsëri çiklistët nuk mungojnë. Madje ka nga ata fanatikë që udhëtojnë kështu çdo ditë, që nga rinia e hershme. Kështu që me gjithë pluhurin pa korsi të caktuar për çiklistët, përsëri ata që ia dinë vlerën nuk rreshtin së pedaluari në rrugët tona. Shqipëria ndryshe nga vendet e tjera të kontinentit, nuk nxit udhëtimet me mjete transporti ekologjik, si biçikleta./tvklan.al