Perez kërkon të largojë Ronaldon
Florentino Pérez ka hapur dritën jeshile për largimin e Cristiano Ronaldos. Mediat portugeze raportojnë se kreu i klubit madrilen ka komunikuar me menaxherin e futbollistit të cilit i ka kërkuar që të paraqesë propozimet që ka në mënyrë që të nisin negociatat për largimin e futbollistit.
Ronaldo ka një kontratë të vlefshme deri në 2021 me Realin, por pasi ka shprehur zhgënjimin e tij me presidentin Perez, po kërkon të rilkthehet në Angli tek Manchester United. Por ofertat për Ronaldon nuk kanë munguar as nga PSG apo klube kineze që kanë ofruar 200 milionë për kartonin e tij dhe 120 si pagë vjetore. Ronaldo ndihet i mashtruar në Madrid, pasi premtimi i Florentino Perez për t’i rritur pagën nuk është mbajtur.
Arritjet peronale dhe ato bashkë me klubin, portugezi mendon se duhen rikompensuar financiarisht për të. Dëshira për t’u larguar u shtua pas qëllimit të shprehur të Florentino Perez për të afruar Neymar ose francezin Mbape.
Tv Klan