Përfaqësues të parlamentit rinor vizitojnë Presidencen – (19 Dhjetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Parlamenti rinor ekziston në 12 prefektura të vendit. Sot të rinjtë e parlamenteve Shkodër, që përfshin Malësinë e Madhe, Pukë dhe Gjirokastra, kanë vizituar presidencën, zyrat dhe dhomat pritëse të mjaft takimeve, që zhvillon presidenti Mejdani. Pasi kanë mbaruar një trajnim nga UNICEF, për mënyrat se si funksionon parlamenti dhe diskutimi i disa ligjeve, ata kanë qenë prezent në seancë parlamentare dhe në sallat e kuvendit, ku janë takuar me deputetë.
Në Presidencë janë pritur nga sekretarja e përgjithshme Mimoza Hafizi, e cila ka treguar funksionimin e këtij instituciononi. Pyetjeve të mjaft të rinjve për vendimet dhe kompetencat që ka presidenti, iu është përgjigjur këshilltari juridik./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti