Përfitimet marramendëse nga “All I Want For Christmas Is You”
Është shndërruar në himn për periudhën e Krishtlindjes. Të paktën për më shumë se dy dekadat e fundit. Por pak kush e kishte marrë mundimin të përllogariste se cilat kanë qenë përfitimet e Mariah Carey-t për hitin e saj “All I Want for Christmas is You”.
Jo më pak se 60 milion dollarë ka përfituar këngëtarja e famshme për vetëm këtë këngë, që prej vitit 1994 kur u publikua për të parën herë.
Përllogaritjen e ka bërë prestigjozja
The Economist
, sipas të cilës, përfitimet i kanë ardhur nga shitjet e albumeve apo edhe të drejtatve të transmetimit në të paktën 30 vende të botës.
Sipas të dhënave të rrjetit Spotify, hiti i Carey-t është mes 13 këngëve të Krishtlindjeve, më të dëgjuara në botë me mbi 210 milionë klikime. 48-vjeçarja është një prej artisteve më të preferuara në të gjithë botën, me mbi 200 milionë regjistrime të shitura.
Tv Klan