Përfshihen në aksident 4 persona
Një aksident me katër të plagosur ndodhi mëngjesin e kësaj të enjteje në Qafën e Buallit, në Bulqizë.
Të lënduarit, punonjës të një firme në minierë, udhëtonin me një fuoristradë dhe dyshohet se u aksidentuan në tentativë për të parakaluar një kamion.
Për pasojë automjeti i tyre doli nga rruga. Dy prej të dëmtuarve, të cilët ishin në gjendje më të rëndë u nisën me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Ndërsa dy të tjerët mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Bulqizës. Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.
/tvklan.al