Përfshihen në aksident dy makina
Dy persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një aksidenti të ndodhur këtë të shtunë në rrugën Elbasan-Peqin.
Dy automjete u përfshinë në aksidentin e ndodhur në qendër të fshatit Pajovë, duke çuar në plagosjen e një prej pasagjereve, si dhe një kalimtari.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Elbasanit dhe mësohet se janë në gjendje kritike për jetën.
Autoritetet policore shoqëruan drejtuesit e makinave dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.
/tvklan.al