Foto/Përfshihet nga flakët kamioni i policisë
Një automjet i policisë është përfshirë nga flakët këtë të hënë në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:05, në aksin rrugor pranë "Burgut të Ri" .
Automjeti i policisë, një kamion me targë "Policia - 0021" është përfshirë nga flakët gjatë kohës që ishte në ecje. Burime zyrtare sqarojnë se mjeti në fjalë është i Repartit 100 të Policisë së Shtetit, i cili po transportonte uniformat për punonjësit e policisë drejt DVP Vlorë. Paraprakisht, dyshohet se shkak për rënien e zjarrit mund të jetë bërë një shkëndijë elektrike në ecje e sipër të mjetit. Zjarri mësohet se ka dëmtuar një pjesë të sasisë së uniformave që gjendeshin në kamion. Shërbimet e policisë sëbashku me shërbimin zjarrfikës kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar./tvklan.al