Përfshihet nga flakët një apartament në kryeqytet
Një apartament është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë. Bëhet fjalë për një banesë në zonën e Brrylit, në katin e katërt të një pallati.
Nga flakët mësohet se ka pasur vetëm dëme materiale, megjithatë policia evakuoi banorët e ndërtesës, për t’u siguruar që jeta e tyre të mos vihej në rrezik.
Për neutralizimin e flakëve, në vendngjarje shkuan shërbimet e zjarrfikëses. Shkaku i rënies së zjarrit nuk dihet ende.
/tvklan.al