Përfshihet nga flakët një automjet në autostradë, largohet drejtuesi
Një automjet është përfshirë nga flakët këtë pasdite. Makina, një Alfa Romeo me targë TR 3661 L, është gjetur në flakë në afërsi të Qafë Kasharit.
Pronari i mjetit me letra rezulton shtetasi M, por nuk dihet ende kush ka qenë në momentin që automjeti është përfshirë nga flakët.
Burimë paraprake thonë se drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.
Aktualisht në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e pronarit të mjetit, si dhe zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje./tvklan.al