Përfshihet nga flakët një restorant në Durrës
Një lokal në qytetin e Durrësit është përfshirë nga flakët gjatë natës, duke shkaktuar dëme materiale. Sipas burimeve të policisë ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 04:30, në lagjen Nr. 13 në Durrës.
Lokali është në pronësi të 36- vjeçarit me inicialet Xh. I.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike tek frigoriferi. Për pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
/tvklan.al