Përfshihet nga zjarri garazhi i një pallati
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu garazhin e një pallati 10 katësh tek Uji i Ftohtë në Vlorë. Brenda tij ndodheshin disa automjete, të cila u rrezikuan të shkrumboheshin.
Ndërhyrja e forcave zjarrëfikse zgjati përreth një orë. Ndërkohë që në pallat është ndërprerë energjia elektrike dhe banorët u evakuuan për çdo situatë që mund të krijohej.
Sipas policisë nuk ka të lenduar.
Ndërkohë që po hetohet për shkaqet e zjarrit nëse ka ndodhur nga ndonjë pakujdesi apo ishte i qëllimshëm./
ABC News