Zjarri shkrumbon tregun industrial


Zjarri shkrumbon tregun industrial

08:58 24/12/2018

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë tregun industrial të qytetit të Laçit në orët e para të mëngjesit të së hënës. Si pasojë e flakëve është shkrumbuar i gjithë malli i tregtarëve, ndërsa këta të fundit dyshojnë se zjarri është i qëllimshëm dhe sipas tyre mund të jetë vënë për një konflikt mbi pronësinë e tregut.

Policia dhe zjarrfikëset pasi shkuan në vendin e ngjarjes vunë zjarrin nën kontroll, por nuk mundën të shpëtonin asgjë. Zjarrfikësit e Laçit janë ndihmuar nga ata të Lezhës e Krujës, për të vënë nën kontroll situatën.

Ngjarja është nën hetim dhe policia nuk jep ende asnjë pistë zyrtare për shkakun e zjarrit.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar por janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Në këtë treg mësohet se ushtronin aktivitetin rreth 100 tregtarë.

Tv Klan

 






Të ngjashme