Përfundojnë me sukses trajnimet e efektivave të policisë shqiptare (3 Shtator 2000)
Si mund të veprojnë oficerët e policisë në fushata zgjedhore apo situata të ngarkuara politike. Inspektore amerikanë të zbulimit të krimit ndërkombëtar, kanë bërë një trajnim të tillë me kapiten dhe efektiva të komisariateve shqiptare. Për disa javë, 51 oficerë të policisë janë trajnuar me leksione taktike për zhvillime të tilla.
Sot në një ceremoni në Ministrinë e Rendit oficerëve shqiptarë u janë shpërndarë certifikata për trajnimin e bërë. Zëvendësministri i Rendit Bujar Imçi u ka uruar oficerëve rezultatin pas trajnimi të bërë. Në ceremoni merrte pjesë dhe zëvendës ambasadori amerikan në Tiranë./tvklan.al