Përfundon “Fate të Kryqëzuara”, cili është fundi që i pret personazhet?
Këtë të shtunë, pas pothuajse dy vitesh, përfundon transmetimi i një prej serialeve më të ndjekur në Tv Klan, “Fate të Kryqëzuara”.
Një prodhim nga “Endemol” bazuar në një best-seller! Seriali Nr. 1 në Turqi duke thyer çdo rekord audience dhe më i shituri jashtë vendit në vitet e fundit u ndoq tej mase edhe në Shqipëri përmes ekranit të Tv Klan. Seriali “Fate të Kryqëzuara” shpjegoi dashurinë e madhe të Xhihanit dhe Gylserenit, të cilët në mënyrë të pandërgjegjshme kishin rritur fëmijët e njëri-tjetrit, dy aksidente në kohë të ndryshme që ndërlidhën jetën e 6 personave, duke u ndryshuar përgjithmonë jetën dhe ëndrrat. Këtë të shtunë shikuesit do të ndjekin episodin e 283-të dhe të fundit. Çfarë do të ndodhë në episodin e fundit?Pas trajtimit, më në fund Xhansu është shëruar plotësisht.
Hazall bën gati valixhet për t’u arratisur. E shqetësuar kur mëson këtë të vëretë Dilara telefonon Xhihanin.
Përse Asuman vazhdon afrimitetin e saj me mikun e Damirit?
Policia do të arrestojë Damirin. Për çfarë akuzohet ai? Asuman i rrëfen gjithçka Dilarës dhe Xhihanit.
A do të mundet Hazall të kuptojë se kush është Damir në të vërtetë?
Kanë kaluar tre muaj. Xhihan ka marrë një vendim pa kthim pas.
Cili është fundi që i pret personazhet?
Për të gjitha këto, të shtunën në orën 20:05 në ekranin e Tv Klan. /tvklan.al