Përfundon karantina për 13 emigrantë të kthyer nga Greqia


Përfundon karantina për 13 emigrantë të kthyer nga Greqia

17:08 22/04/2020

Ankohen për faturën e qëndrimit në hotel

13 emigrantë të kthyer nga Greqia, të karantinuar prej 2 javësh, kanë lënë këtë të mërkurën hotelin në qytetin e Korçës. Ata kanë dalë nga hoteli, pasi paguan vetë faturën e akomodimit. Të pakënaqur janë punëtorët sezonalë në Greqi, që thonë se kthimi në atdhe u kushtoi.

Qëndrimin në karantinë e konsiderojnë të vështirë edhe ata që janë kthyer nga Greqia me familjet. Përveç punëtorëve sezonalë, ka edhe persona që kanë udhëtuar për arsye shëndetësore.

Pak ditë më parë, Prefekti i Korçës Dhori Spirollari u kërkoi bashkive respektive të mbulonin faturën e karantinës për qytetarët e tyre, por vendorët janë mjaftuar vetëm me sigurimin e ndihmave ushqimore. Në 5 hotelet e Korçës dhe Pogradecit vijojnë të qëndrojnë të izoluar rreth 200 emigrantë.

Tv Klan






Të ngjashme