Përfundon masterplani i gazifikimit të Shqipërisë


Përfundon masterplani i gazifikimit të Shqipërisë

15:54 28/02/2017

Shqipëria ka përfunduar masterplanin për gazifikimin. Tre vendet kryesore që janë projektuar për të bërë të bërë të mundur shpërndajren e gazit natyror që do të vijë nga gazsjellësi TAP janë Fier – Vlorë, Ballsh – Fier dhe Tiranë – Durrës.

Drejtori i Hidrokarbureve në Ministrinë e Energjisë, Dritan Spahiu thotë se sfidë mbetet gjetja e financimit të tyre, të cilat në total shkojnë 37 milion euro.

Dritan Spahiu nuk përjashton mundësinë e partneritetit me privatin për vënien në jetë të projekteve.

Vlora konsiderohet si prioritare në masterplanin e gazit për shkak të TEC-it që është ndërtuar para disa vitesh, i cili nuk ka mundur të vihet dot në punë.

Qeveria mendon që në të ardhmen të ndërtojë edhe një TEC të dytë në Vlorë me fuqi instalimi dyfish më të madhe se aktuali./ TV KLAN






Të ngjashme